Gjysmë ore pas mesnate në rrugën Franklin Ruzvelt Nr. 63 në afërsi të PSP-së nga ana e personave të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të veturës Seat Altea, në të cilën ndodhej Naim Ameti i lindur në vitin 1974 nga lagjja e Çentos, i cili ka mbetur i vdekur, derisa dy personat e tjerë që gjithashtu ndodheshin në makinë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Nënë Tereza.
Në vendin e ngjarjes janë tubuar edhe familjarët e viktimës dhe të plagosurve. ndërsa policia po kryen ekspertizë. Ende nuk është i njohur identiteti i sulmuesve, por se policia është vënë në ndjekje të një makine në të cilën supozohet se gjenden sulmuesit.