Vritet me armë zjarri ish-Guvernatori meksikan

Ish-Guvernatori i shtetit meksikan Halisko (Jalisco, Aristoteles Sandoval, është ekzekutuar ditën e premte në në tualetin e një restoranti në qytezën bregdetare Puerto Vajarta.

Marketing

Dyshohet se vrasja lidhet me angazhimin e ish-Guvernatorit kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.

Autoritetet shtetërore konfirmuan vdekjen e Sandoval, i cili, sipas informacioneve të Reuters, u qëllua pas shpine nga një person i paidentifikuar, ndërsa rojet e tij po qëndronin jashtë restorantit.

Prokurori i Përgjithshëm tha se nga hetimet rezultonte se në vrasje mund të ishin përfshirë deri në 10 persona. Autoritetet federale thanë se dyshohej që vrasje ishte organizuar nga karteli i drogës “Jalisco Nueva Generacion”.

Sandoval shërbeu si Guvernator i shtetit në periudhën 2013-2018, kur karteli në fjalë fitoi territor dhe pushtet, duke hyrë në hartën e organizatave kriminale më famëkeqe, nga një bandë thuajse e panjohur.

Marketing