Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Media shqiptare bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti.
Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”.
Forca të shumta policie ndodhe në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Raportohet se viktima ka marrë një plumb në kokë.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk
