Vuçiç pranon se Radoiçiç ndodhet në Serbi: Do të pyetet për vrasjet në Kosovë

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar për herë të parë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç ndodhet në Serbi, por mohoi se ka mbetur i lënduar në ngjarjet e së dielës në Kosovë, ku u vra një polic dhe u vranë 3 nga agresorët.

Marketing

Vuçiç u shpreh se autoritetet serbe do të bëjnë punën e tyre dhe do ta marrin Radoiçiç në pyetje, pasi vrasjet nuk mund të tolerohen.

“Ai definitivisht do t’i përgjigjet ftesës nga autoritetet kompetente në Serbi. Republika e Serbisë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Vuçiq tha mes të tjerash se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, nuk janë terroristë.

“Për mua si president i Serbisë ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikojë vrasjen e një polici. Nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë autoritetet shtetërore do të ndërmarrin hapa”, tha Vuçiç.