Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, para takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, në të cilën pa dhënë asnjë detaj tjetër ka thënë: “Njohje reciproke? Ëndërroni.”.
“Jemi fajtorë sepse kemi mbrojtur Serbinë, mbrojmë Serbinë dhe do ta mbrojmë. Njohje reciproke. Ëndërroni.”, – deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb, Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Twiter ka shkruar se ka pasur një “bisedë të hapur dhe miqësore.”.
“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçak. Kur them e hapur, me të vërtetë e mendoj këtë. Gjithçka më keni kuptuar”, shkroi Vuçiq në Instagram pas takimit në Beograd.