PD në KQZ ka denoncuar publikisht tentativat e pushtetit qendror dhe atij lokal për blerjen e votës nga qytetarët në këmbim të një vendi punë apo dhënies së certifikatës së pronësisë. Për këtë arsye anëtarja e Rregullatorit kërkoi një seancë urgjente me Prokurorin e Përgjithshëm me qëllim parandalimin e krimeve zgjedhore para 25 prillit.
PD në KQZ ka denoncuar publikisht tentativat e pushtetit qëndror dhe atij lokal për blerjen e votës nga qytetarët në këmbim të një vendi punë apo dhënies së certifikatës së pronësisë.
Për këtë arsye anëtarja e Rregullatorit kërkoi një seancë urgjente me Prokurorin e Përgjithshëm me qëllim parandalimin e krimeve zgjedhore para 25 prillit.
Partia Demokratike nëpërmjet anëtares së saj në Komisionin Rregullator, është e shqetësuar për tentivat e blerjes së votës së 25 prillit.
Helga Vugaj hedh dyshimet se përsona të veshur me funksion shtetëror po tentojnë të blejnë votën e qytetarë në këmbim të favoreve të ndryshme.
“Denoncime për punësime të përkohshme, investime të pashoqe dhe të pashembullta elektorale si asfalte elektorale pa procedura, shpërndarje ndihmash, parash, certifikata pronësie natën në këmbim të votave”.
Për këtë arsye, Vukaj kërkoj një seancë dëgjimore urgjente me Prokurorin e Përgjithshëm për të evidentuar publikisht të gjitha rastet e kallëzuara.
“Do të ishte shumë më vlerë të ishte në një seancë dëgjimore ku të na informonte konkretisht mbi kallëzimet. Kjo është imediate sepse ne duhet të parandalojmë dhe marrim masa para se krimi zgjedhor të kaplojë vendin. Kjo që po ndodh është shumë, shumë e rrezikshme”.
Përveç PD, edhe ndërkombëtarët u kanë kërkuar qytetarëve që të mos e shesin votën e 25 prillit, me argumentin se është një zgjedhje që do të vendosë të ardhmen e Shqipërisë.