Vulat e Lëvizjes Besa, kështu vendos Gjykata e apelit

Gjykata e Apelit ka sjellë vendim që të rikthej lëndën për pronësinë juridike të Lëvizjes Besa në shkallën e parë. Ky vendim shkon në favor të krahut të Afrim Gashit, të cilët e kishin ankimuar vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit, sipas së cilit vendim shkarkimi i Bilall Kasamit nga posti i kryetarit të Besës ka qenë i paligjshëm.

Marketing

Nga krahu i Kasamit akuzojnë se Gjykata po ndikohet nga politika dhe se po merr vendime të njëanshme. Këta të fundit pretendojnë se Kasami edhe më tej mbetet kryetar i Besës dhe se kanë mbështetjen e shumicës së anëtarëve partiak, njofton Alsat-M.

Krahu i Gashit gjithashtu ka paralajmëruar konferencë për shtyp në ora 14:00. Përçarjet në Lëvizjen Besa filluan pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit lokale, kur filluan edhe kërkesat e para për shkarkimin e Bilall Kasamit nga posti i kryetarit.