Chatzidakis: Greqia e ka pranuar gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas

Kostis Chatzidakis, nënkryetar i partisë opozitare “Demokracia e Re” deklaron se qeveria greke ka pranuar gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas.

Marketing

Ai i rikonfirmon pozitat e partisë së tij se duhet “përballje me irredentizmin e Shkupit, shqyrtim kushtetues, si edhe të ketë zgjidhje të plotë dhe përfundimtare”.

Chatzidakis kritikon qeverinë Tsipras për mosinformim të opozitës greke, në lidhje me bisedimet, dhe se më shumë të dhëna marrin nga Shkupi.

Ai thekson se nga këto rrethana, “Demokracia e Re” nuk mund ta votojë marrëveshjen e mundshme.

Marketing