Washington Post: Harrojeni Ronaldon e Messin, e kemi Xhakën në Botëror

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Zvicrës, është një prej yjeve që duhet patjetër ta përcillni në Botëror, sipas prestigjiozes Washington Post.

Marketing

Botërori mbeti pa dy lojtarët më të mirë në dhjetë vitet e fundit, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, por ky medium thotë se janë nëntë emra që duhet t’i përcjellin tifozët e futbollit, duke përfshirë yllin e Zvicrës, Granit Xhaka, transmeton Koha.net.

“Emri i madh për Zvicrën është Xherdan Shaqiri, por mos e harroni Xhakën, mesfushorin e guximshëm që e ngriti Zvicrën në një kategori të rëndë në botë. Zvicra e përdor Xhakën për të furnizuar me topa sulmuesit, por pret nga ai që të përfshihet në lojë me gjuajtjet e tij”, thuhet në përshkrim të Washington Postit për Xhakën.

Ky medium ka postuar edhe supergolin e Xhakës ndaj Serbisë duke e quajtur “raketë”.

Yjet tjera që duhet t’i përcillni janë:

Kylian Mbappe, sulmues i Francës

Harry Kane, sulmues i Anglisë

Romelu Lukaku, sulmues i Belgjikës

Edinson Cavani, sulmues i Uruguait

Luka Modriq, mesfushor i Kroacisë

Chucky Lozano, sulmues i Meksikës

Christian Eriksen, mesfushor i Danimarkës

Denis Cheryshev, sulmues i Rusisë

Marketing