West Ham kampion në Konferencë Ligë, vendos goli në kohën shtesë

West Ham është kampion në Konferencë Ligë për sezonin 2022-23.
West Ham mposhti 2:1 Fiorentinën dhe janë shpallur kampion të Konferencë Ligës, shkruan lajmi.net.

Marketing

Pjesa e parë ishte e qetë nga ekipet, megjithatë më dominues ishin Fiorentina.

Në minutën e 34’ tifozët e West Ham hodhën gjësende në fushë, duke lënduar kështu kapitenin e Fiorentinës.

Pjesa e dytë ishte më interesante, pasi u shënuan edhe tre gola.

Fillimisht shënoi skuadra angleze, me Benrahma, në minutën e 62’ nga penalltia.

Por, gëzimi i West Ham zgjati pak, pasi italianët barazuan gjithçka.

Në minutën e 67’ ishte Bonaventura, ai i cili çoi në 1:1 shifrat.

Ndeshja vijoi me mundësi nga ekipet dhe ishin sërish anglezët ata që morën epërsinë për herë të dytë sot.

Kur po mendohej që ndeshja po shkonte në vazhdime, West Ham gjetën golin.

Pas një harkimi nga Lucas Paqueta, shënoi Bowen në kohën shtesë.

Marketing