Manchester City nuk ka arritur të marrë tre pikë të plota nga ballafaqimi me West Ham United në udhëtim pasi ka barazuar me rezultat 2-2 të dielën.
Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke dominuar ndaj skuadrës së Pep Guardiolas dhe si rezultat edhe krijuan epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë, transmeton KosovaPress.
Boëwen ishte ai që realizoi dy gola në minutat 24’ dhe 45’ duke i dhënë kështu një goditje të madhe liderit të tabelës.
Por, pjesa e dytë solli një tjetër lojë në fushë nga City. Jack Grealish e ngushtoi epërsinë e vendasve në 2-1 me golin e tij të realizuar në minutën e 49’, kurse autogoli i Coufal në minutën e 69’ e riktheu baraspeshën në rezultat.
Madje City pati mundësinë që ta fitojë krejt ndeshjen, por Ryad Mahrez dështoi të shënojë nga penaltia katër minuta para përfundimit të ndeshjes.
Ky rezultat e lë të hapur edhe më tutje luftën për titull kampion pasi City tani ka katër pikë më shumë se Liverpooli, derisa skuadra e Jurgen Klopp ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Manchester City ka 90 pikë në vendin e parë, kurse ndiqet nga Liverpooli me 86 pikë në vendin e dytë.