Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka kërkuar që deputetët në afat prej tre ditësh të konfirmojnë nëse do të marrin pjesë në fushatën për referendumin, me të cilën udhëheq Kuvendi.
Brenda kësaj kohe, deputetët do të duhet gjithashtu të prononcohen nëse do të bëjnë fushatë “për”, “kundër” ose “bojkot” të referendumit, me qëllim të shpërndarjes proporcionale të mjeteve të cilat ka siguruar Qeveria për këtë fushatë.
Për këtë kërkesë të Xhaferit me shkresë janë njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare, të cilët po ashtu me shkresë duhet të përgjigjen për vendimin e tyre, e shumta deri të hënën.