Xhaferi: Derisa të merr frymë Ali Ahmeti, askush nuk mund të synojë pozicionin që ka!

Prej vitit 2017 e këndej, ky muaj është i rëndësishëm për tre çështje. Më 15 prill është ditëlindja ime, më 18 prill 2017 papritmazi e humba vëllanë e mesëm, ndërsa më 27 prill, e dini në çfarë rrethana, u zgjodha për Kryetar Kuvendi. Shqiptari i parë Kryetar Kuvendi, Talat Xhaferi, sipas shumë njerëzve një nga Kryetarët më të mirë, sqaron se pse nuk e ka thirrur dhomën ligjvënëse, pasi u shpërnda, flet për ambiciet personale dhe partiake, për karrierën, profesionalizmin, për ardhmërinë e shtetit…

Marketing

Epidemia, a keni frikë dhe a bëni kujdes?

Xhaferi: Bëhet fjalë për pandemi të shpallur në nivel botëror me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që do të thotë se jemi të prekur të gjithë, dhe kuptohet, janë ndërmarrë masat përkatëse. Nuk është korrekt të thuhet se nuk ka frikë, mirëpo jo frikë si nocion konkret por, si gjendje e cila menaxhohet, duke i pasur parasysh pasojat serioze të pandemisë. Personalisht, sillem sikur edhe çdo qytetar tjetër, respektivisht i ndjek rekomandimet e OBSH dhe të institucioneve.

A do të vuajë ekonomia, siç ka nis, viktimë do të jenë edhe pagat funksionare, nuk është fer, apo?

Xhaferi: Gjithsesi se kjo gjendje ka ndikim mbi rrjedhat ekonomike. Në pyetjen për pagat konkretisht të deputetëve, ne edhe në situata paraprake kemi pasur dhe kemi shfaqur solidaritet dhe i kemi mbështetur pa rezervë propozimet e Qeverisë. Ne jemi pjesë e shoqërisë dhe kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për të kontribuuar në ballafaqimin me pasojat e virusit mbi ekonominë.

Edhe nxënësit ikin nga orët, dhe kthehen ditën e ardhshme në mësim, a gabuat me mosthirrjen e Kuvendit pasi e shpërndatë?

Xhaferi: Mendoj se nuk është korrekte analogjia për një orë mësimi me pozitën kushtetuese të Kuvendit. Potencoj, nuk është korrekte aspak. A sa i takon pyetjes nëse bëra gabim, konsideroj se veprova drejtë, për arsye se vendimi për shpërndarje, i miratuar me shumicë përkatëse, është kategori kushtetuese dhe kompetencat e mia si Kryetar Kuvendi në këtë drejtim janë të kufizuara. Aktvendimi im eventual për thirrjen e Kuvendit, nuk mund të jetë mbi vendimin për vetëshpërndarjen e Kuvendit. Të precizoj: nuk mundet me aktvendim të Kryetarit të Kuvendit të anulohet vendimi i marrë në plenum. Gjegjësisht, pasi të vetëshpërndahet Kuvendi, sipas Kushtetutës, në afat të caktuar (60 ditë) prej vetëshpërndarjes, duhet të votohet për përbërje të re parlementare. Sipas kësaj, a në bazë të përgjigjes së pranuar prej KSHZ-së në raport me afatet për aktivitetet e tyre, unë i shpalla zgjedhjet dhe 12 prilli ishte caktuar si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, organi i vetëm kompetent që mund të anulojë ose abrogojë vendimin e Kuvendit është Gjykata Kushtetuese. Procedurat dhe kompetencat janë përcaktuar në mënyrë përkatëse, me ç’rast çdo qytetar ka mund të ngrejë nismë. Të përsëris: me vendimin për mosthirrjen e Kuvendit përsëri, unë nuk bëra gabim, por përkundrazi, mbajta llogari për rregullimin kushtetues të gjërave dhe nuk lejova precedent i cili në të ardhme do të shfrytëzohej në cilëndo situatë, për cilëndo nevojë. Vlerësimin ia lë qytetarëve dhe ekspertëve të fushës.

Por, disa thonë se ka qenë në pyetje inat partiak për shkak të koalicionit të LSDM-së me lëvizjen BESA, saktë?

Xhaferi: Unë nuk udhëhiqem nga të menduarit kuloare. Që në fillim të mandatit tim, në prononcimin tim të parë para qytetarëve premtova se do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim nëse janë pushtet apo opozitë. Nuk do të lejoj uzurpim të institucionit Kuvend. Që atëherë publikisht u prononcova se të gjitha funksionet partiake i vë në pushim dhe në raport me pozicionimin e partive politike do të jem neutral. Mendoj se mbeta deri në fund besnik ndaj qëndrimeve të mia. Sa i takon koalicionit, nuk ka ama bash asnjë lidhje me vendimin tim! Marrëveshja kornizë përfundoi me implementimin e amendamentit të pestë kushtetues.

Çka tani, mbi çka do e ndërtojë BDI-ja populizmin zgjedhor?

Xhaferi: Pasi insistoni të flas si përfaqësues i BDI-së, mund t’ju them se kurrë në këto dy dekada ekzistim, nuk jemi udhëhequr nga nxitjet populiste, por kemi qenë besnik ndaj marrëveshjes. Po, në këtë periudhë theksi ishte në temat politike në planin e jashtëm dhe të brendshëm: rrumbullakimi i pjesës legjislative të Marrëveshjes kornizë, anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian. Tani, kur i rrumbullakuam përpjekjet për angazhimin për këto tema, respektivisht me realizimin e këtyre çështjeve, hapet hapësirë për zhvendosjen e theksit në temat ekonomike. Simbolet, simbolet shtetërore, himni, ato nuk ishin në pakon e Marrëveshjes kornizë? – Mundet direkt nuk ishin pjesë e pakos së Kornizës, por simbolet, simbolet shtetërore, himni, nuk guxojnë të trajtohen si diçka e paprekshme. Ato duhet të jenë reflektim i realitetit të ri dhe i nevojave të ardhshme të qytetarëve.

A mund ta parafytyroni Maqedoninë, gjithsesi këtë Veriore, si unitare edhe në njëzet vitet e ardhshme?

Xhaferi: Njëzet vitet e ardhshme nuk varen prej parafytyrimit individual të dikujt. Kjo do të varet ekskluzivisht prej sjelljes së faktorëve politikë në raport me zhvillimin dhe nevojat e qytetarëve. Gjithsesi se barra në këtë sjellje varet prej sjelljes së bashkësisë shumicë në shtet dhe prej efekteve nga kjo.

A sidomos duhet të kihen parasysh kompetencat në kontekst të anëtarësimit në NATO dhe BE. APJ, ARM, mandej UÇK, ku, në cilin formacion karriera ushtarake ishte më e vështirë, në të cilin i detyrueshëm, në të cilin më pikëllues?

Xhaferi: Në asnjërin nga formacionet e përmendura nuk kam qenë pa vetëdije, а më së paku nën detyrimin e dikujt. Në raport me ndjenjat e numëruara si vështirë, pikëllues etj., nuk ngarkohem emocionalisht, për arsye se në radhë të parë sillem në mënyrë profesionale ndaj përgjegjësive të mia.

Amnistia është akt civilizues për pajtim dhe perspektiva, por mbetën edhe njolla nga konflikti, si ato “të Hagës”, a ju bren makthi për disa prej tyre, ndonjë ndjenjë padrejtësie?

Xhaferi: E para dhe kryesore, nuk ndjej nevojë për të më brejtur ndonjë makth. Ne ishim në gjendje prej të cilës dolëm me Marrëveshje kornizë. Pse të kem ndonjë ndjenjë personale të padrejtësisë, ndaj çfarëdo gjëje? Këto çështje janë të rregulluara me ligj, ndërsa ndjenja është diçka që secili e ka individualisht.

Nuk ishit veteran as në UÇK, nuk ishit as ndër themeluesit e BDI-së,pyetja është se si pozicionoheni aq lartë edhe në parti edhe në shtet?

Xhaferi: Statusi im në UÇK dhe në parti nuk është punë e, do të them lirshëm, е konstatimit tuaj. Pozicionimi statusor është diçka që duhet ta dinë kreu dhe udhëheqësia e partisë. Në fakt, gjatë formimit të partisë më 5 qershor të vitit 2002, unë isha pjesë e grupit të punës për formim. Nëse kjo nuk më rreshton në themeluesit e partisë, atëherë nuk e di se çfarë më vë. Gjithashtu, isha pjesë edhe i këshillit koordinues ndërpartiak që u formua në vitin 2002 dhe atje isha si një nga përfaqësuesit e UÇK-së. A sa i takon pozicionimit, ai është reflektim i sjelljes sime profesionale ndaj obligimeve të ndara gjatë kësaj periudhe.

Jeni i preferuari i Ali Ahmetit, u ka borxh personalisht ose jeni me meritë ndër ato ca kuadro të tij partiak më të mirë?

Xhaferi: E para, nuk do kisha thënë se jam i preferuari i Ali Ahmetit, as i dikujt tjetër, aq më pak më ka borxh për diçka. Raporti im ndaj gjerave është ajo që është vlerësuar nga udhëheqësia dhe nga qytetarët. Potencoj, sjellja ime e përgjegjshme rezulton me statusin tim.

Nuk zbritët nga funksioni shtetëror, edhe atë secili më i lartë se tjetri, a do të bëheni shqiptari i parë President i shtetit?

Xhaferi: E para dhe kryesorja, kurrë nuk ia kam paraparë vetes ku dhe çka dua të bëhem, por, siç theksova, ajo që më është besuar, e kam zbatuar me përgjegjësi. A, nëse do të jem shqiptari i parë President shteti, kjo nuk varet nga mua as nga ju, kjo është rezultat i proceseve zgjedhore dhe i vullnetit të qytetarëve. Thashë, kurrë nuk ia kam paraparë vetes se ku shihem në ndonjë funksion.

A ishte RSFJ e mirë në përgjithësi, çfarë veçanërisht nuk bënte në të për shqiptarët, që atëherë kultivohej barazia gjuhësore, apo jo?

Xhaferi: Për atë se sa ishte e mirë, nuk është puna ime të vlerësoj. Mënyra se si u shpërbë RSFJ e dëshmoi këtë. Në lidhje me shqiptarët, mundet çështjet ishin bukur të rregulluara në letër, mirëpo në realitet –asgjë nga kjo. Kurdo që të jetë Maqedonia Veriore do i heqë të gjitha barrierat kufitare administrative, a do të jetë më në fund kjo Shqipëria e Madhe apo as kjo nuk mjafton? – Pasi kështu ma parashtroni këtë pyetje, izoluar në raport me Maqedoninë e Veriut, do të ishte korrekte fillimisht të ma tregoni qëndrimin Tuaj, çka Ju nënkuptoni nën Shqipërinë e Vogël, që të mundem t’ju përgjigjem se sa do të jetë mjaft apo jo. Potencoj, përgjigja është përkatëse me mënyrën si është parashtruar pyetja.

Prej ku frika te maqedonasit nga shqiptarizimi i shtetit?

Xhaferi: Pyetjen e keni parashtruar në adresë të gabuar. Nëse njëzet vitet e fundit nuk ishin të mjaftueshme që maqedonasit të çlirohen nga ajo frikë, nuk e di se cila do ishte receta për tu ndihmuar për këtë.

Nëse në zgjedhjet e ardhshme BDI përshëndetet me pushtetin, a do e kishit dëshiruar lidershipin në parti ose po tani është rrezikshëm të flitet për këtë?

Xhaferi: Çfarë statusi do të ketë BDI pas zgjedhjeve, nuk varet as nga supozimi Juaj as nga përgjigja ime. Përgjigjen do e japin qytetarët në ditën e votimit. Në lidhje me lidershipin në parti, nuk është hera e parë që më parashtrohet kjo pyetje, ashtu që do Ju përgjigjem. BDI kishte kongres të rregullt në të cilin u rizgjodh Ali Ahmeti si kryetar partie. Kam thënë dhe do të përsëris, derisa merr frymë Ali Ahmeti, nuk duhet dikush të ëndërrojë ta heqë nga ajo pozitë.

A mërziteni pa seancat e Kuvendit, a Ju mungon disiplinimi i deputetëve?

Xhaferi: E para dhe kryesore, unë nuk jam kryetar i përjetshëm, që të më mungojë. Është periudhë mandati që përfundoi me vendim, a në lidhje me disiplinimin e deputetëve, mundet Ju keni ndjenjë të atillë, por ky është obligim i çdo deputeti në çdo mandat. Të jenë të disiplinuar dhe të përkushtuar ndaj obligimeve që i kanë pranuar vullnetarisht dhe prandaj nuk ndjej nevojë të jenë të disiplinuar ndaj meje.

Disa analiza politike aktuale udhëzojnë kah një shoqërim të ri me VMRO –DPMNE-në, BDI-ja në koalicion më mirë menaxhon me të?

Xhaferi: Koalicionet parazgjedhore dhe paszgjedhore nuk varen prej supozimeve dhe analizave, por fillimisht nga rezultatet zgjedhore dhe nga rrethanat tjera gjatë përpilimit të përcaktimeve programore të faktorëve politikë. BDI në fillim, në vitin 2002-2006 ishte në koalicion me LSDM-në, mandej ishte me VMRO-DPMNE-në, mandej përsëri me LSDM-në. Nuk është BDI-ja fajtore që në bllokun maqedonas disa cikle radhazi fitonte VMRO-DPMNE-ja. Para syve Tuaja dhe para syve të partisë dhjetë vite lindte antikuizimi, inxhinieri që e shtynte Maqedoninë larg NATO-s dhe BE-së.

Cila ishte barsoleta, cili ishte kompensimi për heshtjen? Kjo tezë u shërben shumicës si narrativ kundër BDI-së. Nëse është ashtu, shumë gjera u premtuan në raport me këtë projekt, mirëpo çka ndryshoi prej vitit 2016 e këndej? Vetëm që u nxorën rrethojat para Qeverisë, a mbetën shtyllat. Ku është barsoleta këtu? Zëvendës, ministër i Mbrojtjes, vallë a ishte triumf i UÇK-së mbi ARM-në?

Xhaferi: E para, as prej meje, as nga partia, emërtimi im si zëvendës –ministër i Mbrojtjes në vitin 2004-2006, mandej ministër i Mbrojtjes në vitin 2013-2014, nuk trajtohej si triumf i dikujt mbi dikë, kjo ishte thjesht reflektim i realitetit të ri, i rrethanave të reja me të cilat u tejkaluan dhe u rrënuan stereotipa të caktuar prej më para.

A ndjeni atëherë dozë të parehatisë gjatë takimeve me oficerët me të cilët deri në vitin 2001 shoqëroheshit dhe të cilët mandej i shihnit përmes shënjestrës?

Xhaferi: Nëse insistoni të flasim për ndjenja, ato duhet të shihen dyanshëm. Gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve nuk kam pasur nevojë për ndjenjë inferioriteti. Në fakt, raporti im profesional ndaj gjërave kontribuoi që mos kem ndjenjë të atillë parehatie. Përsëris, u rrënuan stereotipat dhe në drejtim të kësaj çështjeje një përgjigje e njëanshme nuk do të ishte përgjigje e plotë, prandaj mendoj se do të ishte e udhës ti pyetni edhe kolegët e mi të mëparshëm për ndjenjat.

Fshatin e lindjes Forinë e popullarizuat si komandant në UÇK, pseudonimi ishte zgjedhja Juaj apo e bashkëluftëtarëve?

Xhaferi: Gjithsesi se kjo zgjedhje ishte imja, për arsye se paraprakisht isha në ARM dhe gjatë inkuadrimit në UÇK unë nuk kisha nevojë të kem ndonjë pseudonim, për arsye se unë me vetëdije dola dhe nuk kisha nevojë të fshihem pas një pseudonimi.

Përmendoret e vitit 2001, a do të mbijetojë ndonjëherë ndonjë pllakë e Karpallakut apo ajo atje nuk është territor maqedonas?

Xhaferi: Sa e kam të njohur unë, pllaka qëndron atje dhe unë nuk e kuptoj kontekstin se pse mua ma parashtroni këtë pyetje.

Këtë muaj e keni ditëlindjen, çfarë dhuratë dëshironi për Ju personalisht?

Xhaferi: Po, saktë, e kam ditëlindjen. Prej vitit 2017 e këndej, ky muaj është i rëndësishëm për mua për tre çështje. Më 15 prill e kam ditëlindjen, më 18 prill 2017 papritmazi e humba vëllanë tim të mesëm, ndërsa më 27 prill, e dini në çfarë rrethana, u zgjodha për kryetar Kuvendi. Më së pari shëndet, kjo është dhurata më e madhe.

Çfarë për familjen?

Xhaferi: Dhurata që e dëshiroj për familjen, para së gjithash dhe mbi të gjitha është shëndet, mirëqenie dhe përparim.

Për partinë?

Xhaferi: Dhuratë për partinë, kuptohet, sukses në zgjedhjet e ardhshme!

Dëshironi dhuratë edhe për shtetin?

Xhaferi: Shteti këtë vit i mori dhuratat më të dëshiruara dhe më të çmuara, gjegjësisht anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Për fat të keq, nuk na tejkaloi pandemia e koronavirusit dhe unë uroj që prej saj të dalim me pasoja sa më të vogla shëndetësore për qytetarët dhe ekonomike për shtetin.

Si deputet prej foltores luftonit me heshtje dhe me lexim të poezisë, mandej si kryetar Kuvendi a ju kthehej prapa ajo anomali e Rregullores?

Xhaferi: Nuk kisha dashur të kthehem në analizë të gjitha ndodhive në Kuvend. Nuk mendoj se mua personalisht më është kthyer diçka në drejtim të veprimit parlamentar. Me rëndësi është të kuptoni se çka është demokracia parlamentare dhe se kjo ka kontribuuar në zhvillimin dhe pjekurinë e institucionit.

Për fat të keq, konstatimi Juaj nuk korrespondon me vendosjen e vlerave themelore. LSDM-ja vodhi shumë vota zgjedhore të votuesve shqiptarë, vallë qytetërohet Maqedonia e Veriut mbi “kurrizin” e BDI-së?

Xhaferi: E para dhe kryesore, përcaktimi dhe votimi i qytetarëve është e drejta e tyre ekskluzive. Kjo nuk guxon të trajtohet ndryshe. Qytetërimi i Maqedonisë së Veriut nuk varet nga fakti për kë do të votojnë qytetarët. Koncepti i qytetërimit është në dokumentet themelore që e përcaktojnë karakterin e shtetit. Kushtetuta jonë për fat të keq, nuk i sanksionon në këtë mënyrë gjërat në lidhje me konceptin qytetor.

A është e mundur dhe çka është për Ju “një shoqëri për të gjithë“?

Xhaferi: Nuk e di se çka Ju nënkuptoni me konceptin „një shoqëri për të gjithë“, por sipas meje, thënë shkurtë, ai është i barabartë me konceptin paraprak të vëllazërim-bashkimit, që ishte i njëjtë me konceptin paraprak – botë e njëjtë për të gjithë. Mundet gjeneratat më të reja nuk e kuptojnë këtë ekuacion, mirëpo gjeneratat më të moshuara do të mund të nxjerrin përfundim nga kjo.

Ishte ngushtë më 27 prill 2017, çfarë prej atyre ngjarjeve dëshironi të harroni, çfarë do të mbani mend gjithë jetën?

Xhaferi: E para dhe kryesorja, 27-ti nuk mundet dhe nuk guxon të harrohet. Por, të gjithë ne jemi të përqendruar në ardhmërinë dhe mos lejojmë të na përsëritet.

Në vetë fundin e mandatit, a u trembët nga shumica e re kuvendore pa BDI-në?

Xhaferi: Personalisht, nuk ka nevojë të trembem nga asgjë. Nëse dikush ka menduar të bëjë shumicë të ndryshme, është dashur që të veprojë ndryshe. Në vend të shpërndarjes, kanë mundur të kërkojnë shumicë të ndryshme, por dihet se si vihet deri te ajo. Por, kam thënë, nuk udhëhiqem prej supozimeve por me argumente dhe procedura të qëndrueshme.