Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një postim në Facebook shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Evropën Perëndimore si pasojë e vërshimeve. Kjo sipas tij paraqet një rikujtim për mbrojtjen e ambientit.
Postimi i plotë:
Me keqardhje i ndjek lajmet për vërshimet shkatërruese në Evropën Perëndimore, të cilat për fat të keq morën edhe jetë njerëzore. Natyra është e pamëshirshme, ndryshimet klimatike për çdo ditë na rikujtojnë se mosndërgjegjja e njeriut, zbatimi i ngadalësuar i masave të mbrojtjes së mjedisit jetësore dhe mosrespektimi i ambientit kanë pasoja afatgjate.
Mendimet dhe lutjet tona janë me qytetarët e Gjermanisë Belgjikës, Holandës, Turqisë dhe të gjitha shtetet e goditura nga moti i keq.