Xhaferi me dedikim për mërgimtarët: Meritoni më shumë, meritoni më mirë!

Kryetari i ri i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi ka shpërnadë në rrjetet sociale një tekst dedikues për ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje.

Marketing

Postimi i plotë

Mirë se erdhët mërgimtarë

Në çdo periudhë, mërgata jonë e dashur ka dëshmuar lidhjen e fortë me vendlindjen. Në çdo aspekt, mërgata dhe ne që jetojmë në vendet tona autoktone jemi të mishëruar mes veti dhe jemi një trup i pandarë shpirtërisht.

Në çdo kohë dhe në çdo aspekt, ata i janë përgjigjur vendlindjes me të gjitha resurset e tyre intelektuale e materiale. Në të mirë e në të keqe, i kemi pasur një gardë të fuqishme.

Janë vlera që na krenojnë të gjithëve atdhedashuria, kontributi dhe kujdesi i mërgimtarëve për vendlindjen. Këto vlera duhet të na bëjnë më të vetëdijshëm dhe më të kujdesshëm të gjithë neve që jetojmë këtu. Të jemi më mirënjohës dhe me veprimet tona të tregojmë respektin e duhur për pjesën më të vyshme të shoqërisë sonë.

Mërgata jonë është një aset i çmuar, një vlerë e shtuar dhe një urë lidhëse mes neve dhe shteteve perëndimore ku ata jetojnë dhe veprojnë. Ne kemi se çka të mësojmë prej tyre. Ata janë profesionistë në punën e tyre dhe çdo ditë po na bëjnë krenarë me arritjet dhe sukseset që po tregojnë në shtetet ku veprojnë.

Fuqia ekonomike e mërgatës sonë është promotor i ekonomisë vendase, është një shtytje e madhe për mirëqenien tonë në vendlindje, dhe kjo duhet të na bëjë të vetëdijshëm të gjithëve.

Mërgata jonë nuk e meriton të përballet me probleme gjatë qëndrimit në vendlindje. Nuk meriton të përballet me mungesë të ujit për pije, me rrugë të dëmtuara e me gropa, me pengesa nëpër rrugë e trotoare, me mbeturina para shtëpive të tyre e në çdo cep të qytetit, me pasiguri nga qentë endacak, me ajër të ndotur e me mungesë të ndriçimit publik, me mungesë të parkingjeve e me kaos në komunikacion.

Mërgata jonë meriton shumë më shumë e shumë më mirë !

Valdet Xhaferi

Ndërkohë, prej mbrëmë dega e BDI në Gostivar ka nisur një fushatë për adhjen e mërgimtarëve, duke shpërdarë në rrjetet sociale flaerë për këtë qëllim: