Rrezikoi të mbytej, shpëtohet 10-vjeçari në plazhin e Spilles

Është shpëtuar nga mbytja një 10-vjeçar, i cili po rrezikonte të mbytej në plazhin e Spilles.

Marketing

Sipas policisë, 10-vjeçari kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje i është shkuar në ndihmë.

Mësohet se fëmija është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

“Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.