Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në shënimin e 24- vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë në Bosnjë e Hercegovinë.
Xhaferi e kryesoi delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përbërë prej deputetëve Ferid Muhiq dhe Zeqir Ramçilloviq.