Xhaferi raporton për punën e Kuvendit

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka raportuar sot para mediave për punën e Kuvendit, për vitin 2021. Sipas tij gjatë vitit që po lëmë pas janë përfunduar plotësisht 39 seanca plenare, derisa të papërfunduara kanë mbetur 20 seanca, shkruan Alsat.

Marketing

“Dialogu politik dhe beteja për ndryshimet ligjore zhvillohet në Kuvend”, tha Xhaferi, duke pranuar se kjo nuk është maksimalja që mund të bëhet, sipas tij gjithnjë mundet edhe më shumë.

Kreu i Kuvendit edhe njëherë përkujtoi se seanca për pyetje deputetësh nuk mund të mbahet kur kihet parasysh fakti se qeveria është në dorëheqje.

“Është e pakuptimtë që t’i parashtrosh pyetje dikujt që nuk ka mandat. Andaj edhe kërkesa e opozitës për seancë të pyetjeve të deputetëve është e paqëndrueshme. Kjo kërkesë do të refuzohet. Kur të zgjidhet qeveria e re, dhe kur të plotësohen kushtet për pyetje të deputetëve, sigurisht që do të realizohen”, tha Xhaferi. /Alsat.mk