![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop5.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop6.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop7.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop8.jpg)
Një ngjarje e pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë në Indonezi.
Një punonjës i sigurimit që po lëvizte me çadër në dorë është goditur nga rrufeja. Si pasojë e goditjes, burri ka rënë pa ndjenja në tokë.
E gjitha ngjarja ndodhi në fshatin Sukapura në Cilincing në veri të Xhakartës, ku si pasojë e rrufesë çadra është përfshirë nga flakët, ndërsa burri në moshën 35 vjeçare sipas videos së publikuar shihet i shtrirë në tokë pa vetëdije.
Abdul Rosyid, pasi u godit nga rrufeja, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe është bërë e ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai ka pësuar djegie në duar, por megjithatë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, raporton Daily Mail.