Ministri pa resor të obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili sot së bashku me kolegë nga kabineti Qeveritar nga radhët e BDI-së vizituan Kombinatin e Duhanit SHA Prilep, kombinat i cili është me rëndësi të veçantë për ekonominë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe merr pjesë me 19% në prodhimin e përgjithshëm të duhanit në shtet.
▶️Vizituam fabrikën SEKE të blerjes, përpunimit dhe tregtimit të duhanit në zonën industriale të Opalenik/Krushevë. Fabrika SEKE është e dyta për nga madhësia dhe për nga sasia e duhanit të blerë oriental të Ballkanit, fabrik e cila iu ndihmon prodhuesve të duhanit, sepse kontribuonë në blerjen më të sigurt të duhanit, duke bërë të mundshme të përshpejtohet zhvillimi i ekonomisë lokale.
▶️Vizituam pika të grumbullimit të duhanit në fshatin Nerovë në komunën e Krushevës, ku pamë nga afër ecurinë e mbledhjes së duhanit, ku shuma e dakorduar e blerjes nga korrja e 2019-ës ishte rreth 26 milion kilogram. Deri më tani, është blerë gati 95% e sasisë së duhanit të kontraktuar nga kompanit grumbulluese.
▶️Bashkëbiseduam me prodhuesit dhe banorët edhe për pjesën e mbetur të duhanit të pa blerë deri më tani , dhe mënyrat e blerjes në tërsi!
▶️Me prodhimin e duhanit kemi një hyrje të madhe valutore dhe prej tij jetojnë afër 23,000 familje në Republikën e Maqedonisë së Veriut✅- thotë Xhemaili.