Xheraldina u takua më në fund me Poemën dhe ndau pamjet e ëmbla me të

Gjyshja më e lumtur ndau pamje nga gëzimi i saj.

Marketing

Poem Blu më në fund erdhi në Kosovë dhe sigurisht lumturoi gjithë familjen e saj aq shumë.

E para që e ndau këtë gëzim kaq të madh ishte gjyshe Xheraldina, që ka ndarë në rrjete sociale foton e parë me mbesën e saj.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Poem Blu, Xheraldina duket se është emocionuar pafund nga ky takim dhe e ka përshkruar më së miri me pak fjalë.

“Dhe ajo erdhi dhe zemra ime shkriu dhe filloi të rrahë në një ritëm tjetër”, shkroi tashmë gjyshja e lumtur.