Shpërthim i fuqishëm në Athinë, i gjithë vendi “pushtohet” nga errësira

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Athinë rreth orës 23.00 dhe pothuajse i gjithë kryeqyteti ka mbetur në errësirë.

Marketing

Në pamjet që arriti të sigurojë Top Channel, duket një flakë e fuqishme por ende mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zonën e Aspropirgos në nënstacionin qendror që furnizon me energji Athinën.