Xhesika Ndoja mbetet një nga këngëtaret më të komentuara në media, sidomos për jetën personale. Vitin e kaluar Xhesika prezantoi për herë të parë të dashurin për të cilin u tha se ishte milioner dhe jetonte në Vjenë.
Mirëpo lidhja e Xhesikës me të duket se ka përfunduar dhe kjo është arsyeja pse së fundmi nuk i kemi parë më bashkë.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në postimin e fundit në Instastory ku ditën e Shën Valentinit ka shkruar “Gëzuar për ne beqarët”.
Kujtojmë që Xhesika vazhdon të jetë aktive në muzikë me videoklipe të reja.
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/02/640-0-5c66e8d325701_1550322307-3444554.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/02/640-0-5c66e8d8368f7_1550322308-1698944.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/02/640-0-5c66e8d275b49_1550322307-3835276.jpg)