Yll Limani pëson një incident pak para koncertit

Mbrëmjet muzikore e koncertet brenda e jashtë vendit kanë filluar për artistët kosovarë.
Ndërsa, Yll Limani vazhdon të jetë njëri nga këngëtarët më të kërkuar në këto ahengje, shkruan lajmi.net

Marketing

Mirëpo mbrëmë para se të shkonte në koncertin ku ishte paraparë, Ylli pësoi një incident të vogël.

Ai siç duket goditi kokën në dollap dhe balli i këngëtarit është skuqur ndërsa ai e trajton me pak akull.

“Kur e rrok kryt n’dollap se je gllup n’ditën kur i ki dy koncerte”, shkroi Limani në Insta-Storyn e tij të publikuar mbrëmë.

Ndryshe krijuesi i shumë hiteve është mjaft aktiv me lansimin e projekteve muzikore.