Ylli i Napolit plaçkitet nën kërcënimin e armës pas fitores ndaj Liverpoolit

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, është plaçkitur mbrëmë nga dy njerëz me motorë gjatë rrugës së tij për në shtëpi pas fitores së mbrëmshme kundër Liverpoolit 1-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Sulmuesi polak ishte duke shkuar në shtëpi në pjesën e Varcaturos rreth orë 2:00 të mëngjesit, dhe pastaj motoçikletat e ndaluan në rrugë dhe e detyruan që të ndalet, transmeton Gazeta Express.

Njëri nga rrëmbyesit e drejtoi armën nga Miliki, i cili pastaj u detyrua t’ia jap orën e dorës “Rolex”.
Para dy vjetëve Lorenzo Insigne dhe gruaja e tij u plaçkitën në të njëjtën mënyrë. Po ashtu në vitin 2013 edhe kapiteni i skuadrës, Marek Hamsik, e pësoi njëjtë.

Marketing