Zaev: Besoj fuqishëm në këtë marrëveshje

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev përmes Fejsbukut porositi se beson shumë në suksesin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë, sepse me identitet të qartë dhe të njohur për veçantinë e komit maqedonas përfundon kjo çështje dhe hapet e ardhmja për vendin.

Marketing

“Në seancën e 73-të e shqyrtuam dhe e miratuam raportin për marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedonas-grek për emrin dhe për partneritetin strategjik. Besoj fort në këtë marrëveshje, sepse me një identitet të qartë dhe të njohur për veçantinë e komit maqedonas përfundon kjo çështje dhe hapet ardhmëria për vendin. Kjo qeveri e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë krenare për këtë zgjidhje. Me këtë vendim shkruhet një faqe e re në historinë e vendit tonë, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook..

Qeveria dje e miratoi dhe e deklasifikoi marrëveshjen me Greqinë të titulluar “Marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për jo validitetin e Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve” Ende nuk është caktuar data e takimit midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në të cilën duhet që të nënshkruhet marrëveshja. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski mbrëmë informoi se gjatë ditës do të dihet saktësisht kur dhe ku do të mbahet takimi dhe do të nënshkruhet marrëveshja.

Marketing