Kryeministri Zoran Zaev ka sqaruar propozimin për ministrat e rinj.
Për ministër të Drejtësisë propozohet Renata Dekoska, për ministër të Arsimit Arbër Ademi, për Kulturë Asaf Ademi dhe ministër pa resor Bardhyl Dauti.
Për zv/ministër të punëve të jashtme është propozuar Andrej Zhernovski, në shëndetësi Asim Musa, zëvendës në punë dhe politikë sociale Gjonul Bajraktar dhe në Transport dhe Lidhje Mitasin Beqiri.
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE pas fjalimit të kryeministrit, rikonstruimin e quajti punë pazari, pa porosi dhe përmbajtje politike.