Zaev: Falja është me rëndësi, por sistemi juridik patjetër të vlejë

Esenca e formimit të Trupit koordinues për pajtim është të ndihmojë në parandalimin e krizave politike, lehtësimin e gjetjes së zgjidhjes cilësore të reformave, implementimin e tyre, por edhe të ofrojë ndihmë në pjesën e pajtimit për shkak të përzierjes eventuale politike në proceset juridike, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në brifingun e Qeverisë dedikuar Planit 18, lidhur me pritjet e tij për Trupin koordinues dhe dallimet rreth kohës së pajtimit dhe amnistisë theksoi se shoqëria jonë ka nevojë serioze për pajtim, për shkak të ndasisë së thellë politike.

“Maqedonia shënon sukses serioz në bashkimin interetnik, na bashkuan reformat, shpresa për integrim në BE dhe NATO, por në vitet më pas ndarja politike shkoi larg. Ajo seriozisht ndikon në qelizën themelore të shoqërisë, ajo është familja. Unë jam dëshmitar, me siguri edhe ju, në ndasi vëlla dhe motër, politikisht të ndarë, ka edhe raste të ndasive burrë dhe grua sipas asaj baze. Ajo është demokratike, por jo e shëndoshë, veçmas kur shoh se sa personale bëhet debati dhe sa mund të sjell urrejtje. Detyrë e jonë është të qetësojmë”, ka theksuar Zaev.

Ka shtuar se do të kërkojë ndihmë edhe nga institucionet juridike, të gjenden mekanizma juridik se çka do të thotë pajtim, çka nënkupton falje.

“Ajo ndonjëherë nënkupton falje. Në takimin e parë me grupin e ri parlamentar, me deputetin Kërste Mukoski ka pasur falje nga ana e tij dhe e imja dhe nga Talat Xhaferi dhe ajo për mua është falja më e madhe. Por, sistemi juridik patjetër të vlejë”, ka shtuar kryeministri.

Në pyetjen nëse konsideron se është e pranueshme ai të flet për reforma në gjyqësi, kur në Qeverinë e tij është zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili është një nga të dyshuarit në rastin e PSP-së, Zaev është përgjigjur se është edhe një dëshmi për transparencë të Qeverisë dhe se ligji vlen për të gjithë.

“Isha kryeministër para procesit gjyqësor dhe e çova deri në fund. Fillova si shef i opozitës dhe përfundova si kryeministër. Asnjëri nuk është imun dhe në të ardhmen këto ligje do të orientohen edhe ndaj meje. Prezumimin e pafajësisë çdoherë e kam respektuar pa dallim nëse bëhet fjalë për mua, bashkëpunëtor i imi, oponent politik. Vetëm përmes veprimeve transparente mund të arrijmë tek e vërteta dhe konstatimi i sundimit të së drejtës. Të ishte kohë tjetër kjo do të ndodhtë në mënyrë të fshehtë”, ka shtuar Zaev

Marketing