Kryeministri i Maqedonisë i shpalli zgjedhje të suksesshme, me faktin që u zgjodh kryetar shteti.
“Vazhdojmë me përgjegjësi përpara. Rruga, është konfirmuar me sukses. RMV me siguri vazhdon para. Qytetarët po qëndrojnë bashkë në realizimin e qëllimeve strategjike. Kjo është fitore e konceptit së bashku përpara”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Zaev tha se Maqedonia e Veriut ka treguar kapacitetet demokratike dhe se është e gatshme për Evropë.
“Askush më nuk mund të qëndroj rrugës së progresit dhe perspektivave. Qytetarët e thanë të veten, ja rezultati. Nga 96.5 për qind, Stevo ka mbi 423 mijë vota, ndërsa Siljanovska diçka mbi 360 mijë. Sonte kemi fitore edhe në Ohër”, tha Zaev, duke treguar se kandidati i tyre ka fituar në Ohër.
Zaev shpalli fitore edhe në Novo Sellë. Zaev tha se rezultati tregon se po rritemi edhe më tepër.
“Vendi jonë është në NATO dhe BE. Pikë dhe fund për regjimin dhe të errëtën e kaluar. Më nuk do të herë asnjëherë regjim. Mickoski është mundur. Politikat e mbjelljes së urrejtjes janë mposhtur”, shtoi më tej Zaev.
Ai tha se të gjithë funksionarët duhet t’i shërbejnë qytetarëve dhe se parat do të fillojnë të kthehen tek qytetarët.
“Do të tregojmë se si do të arrihen rekordet ekonomike për të mirën e të gjithaq qytetarëve” , shtoi Zaev.