Zaev: Kontesti i emrit do të zgjidhet shumë shpejt

“Do të kisha dashur edhe sonte, jo më 9 qershor, ditë janë në pyetje, megjithatë nuk mundem të them se kur saktësisht do të ndodh”, kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen se kur do të bëhet biseda telefonike shumë e përfolur mes tij dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras, në lidhje me kontestin për emrin.

Marketing

Zaev tha se së shpejti e njëjta të ndodh, ndërkaq tha se është e rëndësishme që të diskutohen detajet pasi që duhet të ketë zgjidhje afatgjate.

“Ndoshta ne do të telefonojmë drejt Athinës, shpresoj që shumë shpejtë kjo të ndodh, është me rëndësi që zgjidhja të jetë afatgjate, me qëllim që e njëjta të zgjidhet për gjenerata e gjenerata. Detajet janë në pyetje, ajo është e rëndësishme, ditët janë në pyetje, dhëntë Zoti t’i afrojmë qëndrimet”, tha Zaev.