Patriotizëm është kur ndërtohet rruga për gjeneratat e ardhshme, duke ndërtuar shtet të njohur nga të gjithë, ku qytetarët janë krenar. Koha është që Maqedonia të bëjë histori, dhe me hapa të shpejtuara në rrugën e së ardhmes, ky ishte mesazhi që e dërgoi kryeministri Zoran Zaev nga Pelinca.
Zaev gjithashtu apeloi që qytetarët të dalin në referendum më 30 shtator dhe të thonë PO për gjeneratat e ardhshme dhe për të ardhmen e Maqedonisë, dhe shtoi se Marrëveshja me Greqinë është patriotike dhe me këtë garantohen identiteti maqedonas, gjuha dhe shtetësia dhe ftoi për tu bashkuar të gjithë, dhe jo që të krijohen ndasi.