Ne jemi qeveri e punëtorëve andaj apeloj që kompanitë të cilët kanë mjete të akumuluara, ndërsa kanë treguar edhe humbje, të paguajnë K-15 punëtorëve të tyre, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev.
“Edhe një herë Ligji dhe vetë marrëveshjet kolektive rregullojnë kur kompanitë tregojnë humbje atëherë detyrimi i tyre bie, por kemi kompani të cilët këtë vit do të kenë humbje, por kanë fitim të akumuluar nga vitet më parë ose e dinë se humbja nga viti 2020 do të kompensohet menjëherë në vitin 2021”, ka deklaruar Zaev.
Ai tha se edhe për këtë arsyet qeveria ka lëshuar më tepër para tek qytetarët, punëtorët dhe kompanitë, me qëllim që të ndihmohet në përgjithësi ekonomia e vendit pas krizës së shkaktuar nga Kovid-19.