Zaev: Në pyetje janë ditë kur do të zhvillohet biseda telefonike me Cipras

Në pyetje janë vetëm disa ditë kur do të realizohet biseda telefonike ndërmjet dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, dhe për momentin po krijohen rrethanat që të krijohet kjo, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev lidhur me atë se deri ku ka arritur biseda telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, dhe duke e komentuar shefin e diplomacisë greke, se ka ardhur koha që të thuhet një ‘po” ose “jo” e madhe.

Marketing

Por Zaev nuk ka komentuar lidhur me deklaratën e Kocias se në tavolinën e bisedimeve janë tre propozimet, Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, ose Maqedonia e Re, por ka thënë vetëm se procesi beson se është në fund dhe se fundi do të jetë i lumtur dhe i suksesshëm.

“Mos të shpejtojmë me detaje, ende po krijohen rrethanat që të ndodhë biseda telefonike. Në pyetje janë disa ditë. Sapo të ndodhë qytetarët do të informohen edhe për përmbajtjen e bisedës telefonike që do të zhvillohet”, ka përfunduar Zaev.

Marketing