Zaev: Në referendum ta sigurojmë Maqedoninë e pavarur

Referendumi më 30 shtator është i rëndësishëm ashtu siç ishte ai në vitin 1991 për ta siguruar Maqedoninë. Ta vendosim në binarë dhe përfundimisht të fillojë të lëvizë pas 27 vitesh.

Marketing

Këtë porositi kryeministri Zoran Zaev në tribunën e organizuar nga koalicioni “Dil PËR Maqedoninë Evropiane” në Probishtip, ku ai tha se kjo është një kohë historike dhe një vendim historik dhe se rreth kësaj çështjeje ia vlen të bashkohemi.

“Ne e hapëm shpirtin dhe po ndajmë atë që është e vërteta. Ne po flasim me popullin tonë dhe për këtë nuk ka ndarje sepse është një moment historik dhe një shans i papërsëritshëm që duhet ta kapim. Definitivisht bëhet fjalë për atdheun dhe fëmijët tanë. Kjo është arsyeja pse ne ndodhemi para kësaj kohe historike dhe kemi kënaqësinë që këtij brezi i përket nderi që më në fund Maqedoninë ta vendosë në binarë dhe të niset në rrugën e duhur”, tha kryeministri.

Duke theksuar se njerëzit duhet të dinë të gjitha detajet për të marrë vendimin e duhur, tha se vendimi ynë më 30 shtator do të ndikojë sigurisht në të ardhmen e vendit tonë dhe prandaj, siç tha ai, mund të zgjedhim të jemi krenarë apo të dridhemi e të ulim kokën poshtë .

Siç tha Zaevi një vendim të tillë sollëm në vitin 1991 dhe të njëjtin vendim duhet ta sjellim edhe në këtë referendum, duke vlerësuar se përfundimisht ka ardhur koha që të marrim vendime të guximshme.

Ai rekomandoi se kjo është një mundësi dhe se vendimi është shumë serioz dhe nuk ka alternativë tjetër. Rekomandoi se 30 shtatori është një ditë historike dhe mundësi e cila nuk duhet humbur, duke theksuar se një shans i tillë mund të përsëritet pas 50 apo 100 vitesh.
Paraprakisht koalicioni mbajti tribunë edhe në Kratovë.

Marketing