Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev sot do të marrë pjesë në Samitin e shefave të qeverive të procesit për bashkëpunim të RP të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore (16+1) në Sofje, Bullgari.
Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomik, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Delegacioni qeveritar i Maqedonisë do të marrë pjesë në hapjen solemne të Forumit të Biznesit, ndërsa pastaj kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në suaza të sesionit plenar të shefave të qeverive.
Në suaza të mbajtjes së Samit të shtatë të shefave të qeverive të procesit për bashkëpunim të RP të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takim zyrtar me delegacionin qeveritar kinez të kryesuar nga kryeministri i RP të Kinës, Li Kejçijang.