Zaev: Nuk jam për karantinë të plotë, por jam për masa të cilat do të parandalonin virusin

Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur nga gazetarët rreth masave shtrënguese të paralajmëruara, tha se ai nuk është për rivendosjen e karantinës, pas rritjes drastike të numrit të të infektuarve ditëve të fundit.

Marketing

“Nuk jam për lokdaun (izolim) ose karantinë të plotë siç kishim para disa muajsh. Por, jam për çdo masë r cila do ta parandalojë përhapjen e virusit korona”, tha Zaev.

Ai apeloi që të respektohen masat për mbrojtje nga virusi Covid-19.