Zaev: Pa opozitën ne nuk mund të bëjmë asgjë në Parlament

Edhe në ditën e dytë të debatit për Propozimin për qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese të Komisionit kuvendor për Çështje Kushtetuese, kryeministri Zoran Zaev edhe një herë apeloi deri tek deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe të gjendet konsensus dhe unitet për çështjen lidhur me hyrjen në BE dhe në NATO.

Marketing

“Të tentojmë të drejtohemi para përgjegjësisë dhe vendimeve. Secili me qëndrimet e veta. Është thënë gjithçka, po përsëriten qëndrimet, por çështja është a mund të ndërtojmë konsensus, gjëja e vetme pas së cilës do të ndalemi së bashku”, tha Zaev duke shtuar se NATO dhe BE janë pothuajse çështjet e vetme edhe politike edhe etnike që na bashkojnë.
Pyetja, sipas tij, është çfarë do të bëjmë me NATO-n dhe me BE-në nëse e humbasim këtë mundësi.

“Askush nuk e prek emrin e Maqedonisë. Sqarohet emri Maqedoni. Po, është krenari e të gjithë neve. E sqarojmë, e definojmë. E di se askush nuk ka aspirata territoriale. E di se të gjithë jemi demokratë. E di se e duam Maqedoninë dhe duam të pranohet prej të gjithëve. Dhe e di se përgjegjësia për në NATO dhe në BE është e të gjithëve”, tha Zaev.

Tha se ka biseduar me të gjithë deputetët dhe se e di se një numër i madh i deputetëve të opozitës u vjen e vështirë ideja që të humbet kjo mundësi.

“Marrëveshje më të mirë nuk ka. Atëherë le ta shohim a mundemi me ligjin kushtetues të ndryshojmë diçka që shkon paralelisht që të mund t’i përafrojmë qëndrimet. A mundemi disi ta përforcojmë atë me identitetin dhe me gjuhën, të bisedojmë me diçka që na bashkon, por definitivisht NATO dhe BE mbetet diçka që politikisht na mban bashkë.

La ta sigurojmë të ardhmen edhe të gjeneratave të tanishme por edhe të ardhme, le të ballafaqohemi me përgjegjësinë. Pa opozitën ne nuk mund të bëjmë asgjë në Parlament. Nuk mundemi. Kemi deputetë, nuk kemi shumicë prej dy të tretash”, tha kryeministri.

Përsëri u bëri apel deputetëve.
“Kemi kohë edhe tani, kemi kohë edhe në seancën plenare. Qytetarët do të kërkojnë përgjigje, do të kalojnë muaj, ditë dhe vite. A kemi qenë në nivel të përgjegjësisë historike të gjithë, me të gjitha përgjegjësitë tona të cilat i sjellim në aspektin politik.

Nuk kam problem me përgjegjësinë politike. E vë mbi tryezë çfarëdo që të jetë. Le ta sigurojmë këtë shtet. Le ta sigurojmë së bashku. Për këtë çështje na ngjan të jemi bashkë. Apeloj të mendojmë deri në fund të sjelljes së vendimeve”, tha Zaev.

Replika shkaktoi fjalimi i deputetit Trajço Dimkov nga VMRO-DPMNE, për të cilin Propozimi për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese është jopreciz dhe i paqartë dhe kërkoi që të mos keqpërdoret vullneti i qytetarëve, duke i theksuar rezultatet e referendumit. Lutja e tij, siç tha është të ulet dhe të bisedohet dhe edhe partitë në pozitë edhe ato në opozitë të gjejnë mënyrë se si të dilet prej kësaj situate. Nuk është mirë sipas tij, të kërkohet diçka me forcë të bëhet, me “urrejtje”…

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov lidhur me referendumin pyeti se cilit popull i referohet VMRO-DPMNE dhe cili zë dëgjohet më fuqishëm: i atyre mbi 609.800 të cilët kanë votuar për, atyre që kanë votuar kundër 37.700 apo i atyre që heshtën.

“Si do ta dëgjojmë zërin e qytetarëve të cilët kanë heshtur. Do të thotë kërkuam këshillë prej qytetarëve, nuk e morëm këshillën e plotë, pasi jehona e votimit nuk është arritur. Megjithatë, votimi është 610.000 kundrejt 38.000, ndërsa gjithçka tjetër është heshtje. Me RM udhëheqin 610.000 edhe në zgjedhjet parlamentare edhe në ato lokale. Do të ketë rast dhe do të flasë për përgjegjësi, ndërsa para të gjithë neve mendoj se shumë kemi “ju” dhe “ne”, ndërsa shumë pak i kemi kontekstin real dhe të ardhmen tonë”, tha Dimitrov.

Ju thatë, u përgjigj Dimkov, se referendumi nuk është i suksesshëm, ndërsa kemi edhe deklaratë prej KSHZ-së.
“E keni përgjegjësinë më të madhe, ndoshta jeni më i guximshëm, ndoshta i vetëm, ju, që e nënshkruat atë marrëveshje. Ju do ta mbani barrën e nënshkrimit tuaj”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Marketing