Zaev: Pas aksionit që u mor, kemi rezultat, u paraqit Mijallkovi

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar zhvillimin e fundit, që i akuzuari Sasho Mijallkov është paraqitur në Prokurori.

Marketing

Ai nëpërmjet shkrimit të tij në “Facebook”, thotë se drejtësia u sigurua, dhe atë do ta kemi edhe më shpesh.Me këtë, ai thotë se po publikon edhe rezultat konkret nga aksionet e ndërmarra.

“Pas aksionit të ndërmarrë, publikoj rezultat konkret nga i cili kemi rezultat të rëndësishëm: U paraqit Sasho Mijallkov në Prokurori për Krimin e Organizuar dhe është siguruar arresti shtëpiak për të”, tha mes tjerash Zaevi.