Zaev priti ambasadorin Hysa: Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me potencial për përmirësim dhe intensifikim

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot ka pranuar ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, mandati i të cilit përfundon në Maqedoni.

Marketing

Kryeministri Zaev Ambasadorit Hysa i shprehu falënderim për misionin e tij, angazhimet personale dhe kontributin të cilin ai e dha gjatë mandatit të tij, por që ka ndihmuar në avancimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës.

Duke vënë në dukje se ambasadori Hysa gjatë mandatit të tij ishte dëshmitar i krizës politike, por edhe i periudhës më të re, kur edhe po ndodhin gjërat pozitive për Maqedoninë dhe për tërë rajonin, kryeministri Zaev theksoi se roli i Ekselencës së tij, si një mik i sinqertë i Maqedonisë dhe gjithë qytetarëve të saj, ka qenë jashtëzakonisht i orientuar në drejtim të ndërtimit të miqësisë mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit, kanë konfirmuar kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm.

Kryeministri Zaev ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë zhvillon më shumë projekte në funksion të avancimit të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës.

Zaev theksoi se pret që ambienti pozitiv në të cilin ambasadori Hysa po përfundon mandatin, do të vazhdojë edhe do të përmirësohet edhe më tej edhe me pasardhësin e tij.