Zaev, Rama dhe Vuçiq do të bisedojnë për “Shengenin e Vogël”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot përmes video konferencës do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve në kuadër të nismës rajonale “Shengeni i Vogël”.

Marketing

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë të mbajtur kohë më parë deklaroi se pret që në këtë mbledhje të miratohen vendime konkrete për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe qarkullim më të shpejt të mallrave dhe njerëzve.