Zaev-Thimonier: Përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike për çështjet shtetërore

Kryeministri Zoran Zaev kishte takim me ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier.

Marketing

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është konstatuar se Franca është mik i Maqedonisë së Veriut dhe se miqësua e vërtetë ndihmon në proceset demokratike dhe integruese të vendit tonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev e njoftoi për vendosmërinë e përbashkët me kryeministrin francez Edouard Philipe në Poznan të Polonisë, për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, duke përparuar në disa fusha, duke përfshirë edhe ekonominë.

Në mbledhje me ambasadorin francez u bisedua edhe për zbatimin e reformave të nevojshme dhe për rëndësinë e shfaqjes së përgjegjësisë nga të gjitha subjektet politike në vend për çështjet shtetërore.

“Jemi të përkushtuar fuqishëm në zbatimin e të gjithë ligjeve të miratuara. Përcaktimi ynë si Qeveri, është që në periudhën e ardhshme së bashku me opozitën, me më shumë përqendrim të përkushtohemi në zgjidhjen e Ligjit për prokurori publike. Gjyqësia efikase dhe lufta kundër korrupsionit janë dy fushat e rëndësishme për shtetin tonë, që është përcaktuar për në Evropë dhe pres një hap para në pjesën e euro-integrimeve”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev bisedoi edhe për hapat ekonomik që do të ndërmerren me qëllim që të rriten pagat dhe pensionet dhe rritje më të madhe ekonomike.