Zaev tregon nëse do dëgjohet sot me Ciprasin, flet edhe për Dimitrovin

Kryeministri Zoran Zaev sot në ngjarjen në Haraçinë është përgjigjur edhe pyetjen nëse dje është takuar me ministrin Nikolla Dimitrov dhe nëse do të dëgjohet sot me homologun e tij nga pala greke, Aleksis Cipras.

Marketing

“Çdoherë mbahen komunikime në nivel të Qeverisë për të gjetur zgjidhje. Pasi të kemi bisedë telefonike do ta informoj opinionin, besoj se bëhet fjalë për momentet e fundit që të afrojmë qëndrimet ku do ta kumtojmë bashkë lajmin e mirë për qytetarët e dyja vendeve se ka marrëveshje, pastaj kalojmë në sqarimin me presidentin e shtetit, shefin e opozitës, me çka qytetarët dhe institucionet do jenë ato që do të sjellin vendime, pra qytetarët në referendum që maksimalisht të mbështesin këtë marrëveshje dhe të hapim rrugët drejt NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Zaev.

Marketing