Zaev viziton sot Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve zyrtare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Marketing

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore

“Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Axhenda

10:00 – Ceremoniali zyrtar te Pallati i Brigadave

10:30 – Takim i dy delegacioneve

11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave

Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit