Zbatimi i dygjuhësisë në praktikë,Sela viziton Gazetën Zyrtare

“Në kuadër të vizitave të punës që po i bën Agjencia për Zbatimin e Ligjit të Gjuhës, një takim të ngjashëm e zhvilloi edhe me përfaqësuesit e Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij u prit nga drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi homologun e tij lidhur me aktivitetet që po i zhvillon institucioni i tij për të parë nga afër gjendjen reale në fazën e parë lidhur me zbatimin e dygjuhësisë në praktikë, veçmas duke u përqendruar në lekturimin e Gazetës Zyrtare të cilën duhet ta bëjë Agjencia për Zbatimin e Gjuhës. Dhe ai ofroi mbështetje të plotë për sa i përket kësaj. Po ashtu, ai sqaroi disa dilema që shfaqen se kush duhet ta bëjë përkthimin e akteve të ndryshme, duke theksuar se ato duhet t’i bëjnë të gjitha institucionet veç e veç nëpërmjet kuadrit të punësuar dhe të sistemuar në njësi apo sektorë, dhe në këtë mënyrë Gazeta Zyrtare duhet t’i marrë si prodhime të gatshme për t’i botuar.

Nga ana tjetër, po ashtu, edhe drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, e informoi homologun e tij lidhur me obligimet e tij në këtë drejtim, duke folur për vështirësitë dhe dilemat që shfaqen gjatë punës së përkthimit, lekturimit dhe botimit.

Në fund, të dy drejtorët ranë dakord që të gjitha këto gjëra duhet të ndjekin një dinamikë të qartë, për të mos u shfaqur asnjë vështirësi e pengësë. Në këtë aspekt ata theksuan faktin se duhet të shihen dhe shfrytëzohen përvojat e gjertanishme në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegoninë, si një model të mundshëm për ta zbatuar edhe te ne. Të dy shprehën gatishmëri për të vazhduar takimet dhe bashkëpunimi edhe në të ardhmen për sa i përket zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhës, veçmas nga muaji janar kur duhet të fillojë edhe faza e dytë e zbatimit të tij.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Vizitë pune në Gazetën ZyrtareNë kuadër të vizitave të punës që po i bën Agjencia për Zbatimin e Ligjit të Gjuhës, një…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Vendredi 4 octobre 2019