Zbulohen 11 emigrantë në autostradën Gjevgjeli- Negotinë

Njëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur dje rreth orës 08:00 në autostradën Gjevgjeli- Negotinë, te stacioni pagesor “Demir Kapi” gjatë kontrollit të automjetit “BMV” me targa të Velesit drejtuar nga personi O.D (46) dhe “folksvagen fejton” me tabela të Tetovës të drejtuar nga S.M (37) që të dy nga Buzallakova e Velesit.

Marketing

Siç ka informuar Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB- Velesit, personat emigrantë janë vendosur në Qendrën transitore të Gjevgjelisë për procedurë të mëtejme.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik ku ndaj shoferëve do të ngritët kallëzim penal.

Marketing