“Footy Headlines” raporton se imazhet e fanellave, që janë dizajnuar nga Adidas, kanë tre shirita të arit në krahë dhe po ashtu me shkronja të arit është shkruar edhe logoja sponsorisuese.
“Detajet e ngjyrës së artë mund të shihen në jakë, në mëngë dhe në pjesën e poshtme të fanellës.
Të tre vijat mbi shpatullat dhe emri i Fly Emirates janë gjithashtu me shkronja të arta”, shkruhet në përshkrimin e fanellës.