Zbulohet arsyeja e mungesës së Dua Lipës në koncertin lamtumirës të Elton John

Dua Lipa humbi shfaqjen e fundit të Sir Elton John për shkak të një angazhimi paraprak në New York, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Burimet zbuluan se Dua, e cila bashkëpunoi në këngën “Cold Heart” me Eltonin, nuk mundi të bashkohej me të në skenë për shkak të një udhëtimi apo angazhimi jashtë shtetit.

Në vend që të performonte me Elton në shfaqjen e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Dua kishte vendosur të kaloj pak kohë me familjen, këtë e kemi kuptuar nga nje fotografi të një darke që ka postuar Dua në Instagramin e saj.

Eltoni synoi ta mbante performancën e tij të freskët dhe të paparashikueshme duke shfaqur të ftuar surprizë, duke përfshirë këngëtaren Rina Sawayama në vend të artistes origjinale në duetin e tyre “Don’t Go Breaking My Heart”, siç raportohet nga Daily Mail.

Pavarësisht se fansat talleshin me mungesën e Duas, seti i Eltonit në Glastonbury u prit mirë, me bashkëpunime unike dhe një lamtumirë të përzemërt për audiencën e tij britanike.