Butrint Imeri është një ndër djemtë më simpatikë të showbiz-it shqiptar, pas të cilit shumë vajza lënë kokën.
Jo rrallë këngëtari është bërë pjesë e thashethemeve rozë, duke u përfolur për lidhjet e tij të dashurisë që është munduar t’i fshehë nga syri i publikut, e një ndër të cilat ishte edhe ajo me Olta Beqirin.
E teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohej diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.
Së fundmi, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” u kanë dhënë fund këtyre dyshimeve dhe kanë bërë të ditur se dyshja janë bashkë.
Duket se ndjenja mes tyre nuk është shuar dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë.
Nga ana tjetër, çifti nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht romancën e tyre, por detajet flasin vetë dhe tregojnë shumë për marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë, për një kohë shumë të gjatë ka qenë moderatorja simpatike, Kiara Tito e cila është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin. Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot e kapura nga paparaci kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe ata i hodhën benzinë zjarrit me këtë lëvizje duke shtuar dyshimet për një lidhje.