Rreth 8000 persona kanë kontrolluar listën zgjedhore

Gjithsej 7.909 persona kanë bërë kontroll në listën zgjedhore, deri ditën e djeshme, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Janë parashtruar gjithsej 17 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 12 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe tetë kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore.

Marketing

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se në adresën e tyre elektronike „[email protected]“ janë parashtruar gjithsej 23 kërkesa.

Procedura për kontroll publik në Listën Zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor do të zgjasë deri më 9 shtator.

Marketing