Zbulohet plani sekret i Putinit, krijimi i shtetit të ri të quajtur “Rusia Jugore”

Një draft i hartuar nga zyrtarë të lartë në partinë në pushtet të Rusisë parashikon krijimin e një shteti të ri, të quajtur “Rusia e Jugut”, që do të formohet nga disa rajone të Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse.

Marketing

Një dokument sekret i zbuluar thuhet se e konfirmon këtë. Draft i dokumentit titullohet “Manifesti i Këshillit Popullor të Rusisë Jugore” dhe mban datën 16 prill. Ai nuk përmban asnjë informacion se nga cilat zona të pushtuara duhet të përbëhet shteti i ri “Rusia Jugore”.

Përveç kësaj, zyrtarët rusë thuhet se sinjalizuan synimet për të mbajtur “referendume” në pjesë të rajoneve të Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, të cilat kanë qenë kryesisht nën kontrollin separatist të mbështetur nga Rusia për gati tetë vjet, dhe në një rajon tjetër, Kherson.